Bogujevci: “E kam refuzuar pensionin 1000 euro të Serbisë për 500 euro të Kosovës”

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 18:42
Bogujevci: “E kam refuzuar pensionin 1000 euro të Serbisë për 500 euro të Kosovës”

Mehmet Bogujevci disa vjet kishte marr pension 1000 euro prej Serbisë si fitues i medaljes së argjendtë që e kishte fituar para shumë vjetësh.

Por, ndërkohë për t’ia dedikuar atë medalje Kosovës kishte vendos të heq dorë nga ai pension për ta marr të Kosovës në vlerë të përgjysmuar prej 500 euro.

Ai tha se nuk është pishman.

“Pata shku në Beograd për të heq dorë nga ai pension për ta marr pensionin nga Kosova. Atje e kam pas 1000 euro. Tash është rrit 1200. Në Kosovë e kam 500 euro, por s’është problem”, tha legjenda e boksit.

(Kosova Sot Online)