Avokati i Maradonës: “Vdiq prej mjekimit të gabuar dhe vajzave të tij…”

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 21:05
Avokati i Maradonës: “Vdiq prej mjekimit të gabuar dhe vajzave të tij…”

Kur po bëhet rreth një vit nga ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, ish avokati i tij, Matias Morla është rikthyer të flasë dhe ka akuzuar se pikërisht mjekimi i gabuar e mungesa e përkujdesjes kanë çuar në vdekjen e legjendës së futbollit argjentinas.

Ai ka drejtuar gishtin nga dy vajzat e Maradonës, Giannina e Dalma, të cilat firmosën daljen e argjentinasit nga klinika dhe transferimin në një ambient të papërshtatshëm për kurimin e tij.

“Gabimet e bëra çuan në vdekjen e Diegos, që vuajti shumë, derisa zemra e tij u ndal. Vajzat e tij firmosën transferimin nga spitali në një vilë, që nuk ishte fare e përshtatshme për të vijuar mjekimin. Nga ana tjetër edhe mjekimi ndaj Diegos nuk ishte i duhuri dhe grupi mjekësor përbëhej nga disa specializantë. Edhe përkujdesja e vajzave i ka munguar, pasi ato nuk interesoheshin fare për shëndetin e tij”, deklaroi ndër të tjera avokati i Maradonës.

(Kosova Sot Online)