Lutja e Chiellinit: “Shpresoj që Raiola ta lë De Ligtin edhe shumë vite në Juventus”

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 19:06
Lutja e Chiellinit: “Shpresoj që Raiola ta lë De Ligtin edhe shumë vite në Juventus”

Giorgio Chiellini shpreson që Matthijs de Ligt të qëndrojë për shumë vite te Juventusi.

Natyrisht, ai e di se kjo do të varet nga agjenti më problematik, Mino Raiola, që është përfaqësuesi i qendërmbrojtësit holandez.

“Matthijs de Ligt është lojtar fantastik. Shpresoj që Raiola ta lë atë të qëndrojë për shumë vite”, tha Chiellini duke qeshur.

“Ai është 22-vjeçar, por me mentalitetin e një futbollisti të pjekur”, shtoi më tutje për DAZN.

(Kosova Sot Online)