Kjaer rinovon me Milanin

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 22:33
 Kjaer rinovon me Milanin

Simon Kjaer ka rinovuar me Milanin.

Mbrojtësi danez i cili fitoi zemrat e të gjithë tifozëve mbarë botën me gjestin e tij brënda fushës në ndeshjen e vlefshme për EURO 2020, ku shkoi i pari për të dhënë ndihmën e parë tek Eriksen pas arrestit kardiak që pësoi ky i fundit, ka rënë në akord për rinovimin e kontratës.

Ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën “kuq e zi” pas 66 prezencash dhe një gol të shënuar.

Kontrata e tij u rinovua deri në vitin 2024 dhe gjithashtu është shprehur duke thënë:

“ Jam shumë krenar për rinovimin, ëndrra ime është të ngrej një kupë me ekipin e Milanit,dhe për këtë gjë do të bëj maksimumin. FORZA MILAN !!”.


(Kosova Sot Online)