Zyrtare: Barcelona shkarkon Ronald Koeman nga detyra e trajnerit

  • S.A /
  • 28 October 2021 - 08:56
Zyrtare: Barcelona shkarkon Ronald Koeman nga detyra e trajnerit

Barcelona me anë të një komunikate për shtyp në mesnatë të së enjtes ka lajmëruar se ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman

Shkarkimi ka ardhur pas humbjes së Barcelonës sonte me rezultat 1-0 kundër Rayo Vallecanos. "FCB e ka liruar Koemanin nga detyra e tij si trajner i skuadrës. Presidenti i klubit Laporta e ka informuar atë për këtë vendim pas humbjes kundër Rayos.

Ronald Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës të enjten në Ciutat Esportiva”, thuhet në këtë deklaratë.

Sipas mediave spanjolle, drejtimin e skuadrës katalunase me gjasë do ta marrë ish mesfushori i kësaj skuadre, Xavi. 

(Kosova Sot Online )