Reagon drejtori i Bayernit pas humbjes turpëruese 5:0 nga Monchengladbach

  • S.A /
  • 28 October 2021 - 10:37
Reagon drejtori i Bayernit pas humbjes turpëruese 5:0 nga Monchengladbach

Bayern Munich e përjetoi disfatën më të keqe në Kupën e Gjermanisë në historinë e klubit të mërkurën, pasi u mund bindshëm 5:0 nga Borussia Monchengladbach.

Gladbach kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë dhe e krijoi një epërsi prej 3:0 pas 21 minutave. Kjo ishte hera e parë që Bayerni i kishte pranuar tri gola kaq herët në një ndeshje të kupës. Ramy Bensebaini dhe Breel Embolo i shënuan nga dy gola secili për ekipin vendas, ndërsa Kouadio Kone e shënoi golin tjetër, i cili ishte i parë për të në fanellën e Gladbach.

Duke folur pas ndeshjes, drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic tha për ARD: “Jam plotësisht i tronditur. Ne nuk ishim fare të përqendruar në ndeshje. Ata ishin më të fortë se ne në çdo situatë”.

“Terr kolektiv. Është e pashpjegueshme. Ne e dimë sa vështirë është në Gladbach gjithmonë, dhe këtë e diskutuam para ndeshjes. Është e vështirë të shpjegohet, të jem i sinqertë”, nënvizoi ai.

Disfata ndaj Gladbach nënkupton se Bayerni është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në rrethin e 32 më të mirëve për sezonin e dytë radhazi.

(Kosova Sot Online )