“Më zuri gjumë” – Busquets e merr përgjegjësinë për humbjen e Barçës

  • S.A /
  • 28 October 2021 - 11:03
“Më zuri gjumë” – Busquets e merr përgjegjësinë për humbjen e Barçës

Sergio Busquets e ka marrë përgjegjësinë për humbjen e Barcelonës kundër Ray Vallecanos të mërkurën, e cila i kushtoi me shkarkim trajnerin Ronald Koeman.

Mesfushori spanjoll ishte i pavëmendshëm me topin në këmbë, pasi Oscar Trejo ia vodhi topin atij në mesfushë dhe e nisi një sulm të shpejtë të vendasve. Ai e shërbeu Radamel Falcaon në zonën e Barçës, i cili e dribloi Gerard Piquen para se ta mposhte Ter Stegenin me një goditje me të majtën në minutën e 30-të.

Busquets nuk u mundua ta fshehë fajin për golin dhe humbjen, duke thënë se gabimi ishte i tiji.

“Rashë në gjumë dhe ata ma vodhën topin”, e pranoi Busquets pas ndeshjes.

“Ata u nisën në kundërsulm pastaj dhe shënuan. Ishte gabimi im”, shtoi ai.

Kjo humbje e Barcelonës, e cila ishte e treta në katër ndeshjet e fundit në ligë, i kushtoi me shkarkim Ronald Koemanit. Koeman e mori lajmin e shkarkimit mbrëmë pas mesnatës, vetëm pak kohë pas humbjes në Vallecano.

(Kosova Sot Online )