Mourinho ha darkë në shkallët e stadiumit pas fitores së Romës kundër Cagliarit

  • S.A /
  • 28 October 2021 - 11:17
Mourinho ha darkë në shkallët e stadiumit pas fitores së Romës kundër Cagliarit

Trajneri portugez, Jose Mourinho, pas fitores 1-2 ndaj Cagliarit, ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke darkuar në shkallët e stadiumit.

I pezulluar  kundër Napolit, Mou komenton: ” Loja mbaroi… 3 pikë … Ushqim i mirë (nuk mund të shkoj në dhomat e zhveshjes) dhe një fëmijë tjetër,” tha ai duke iu referuar futbollistit të akademisë, i cili debutoi dje me ekipin e parë.Rikthimi në Cagliari duket se i qetësoi pak ujërat trajnerit , i cili donte të vinte humor në një javë shumë të vështirë në klub.

Humbja poshtëruese e Romës ndaj Bodo Glimt, në të cilën portugezi pësoi humbjen më të madhe në karrierë, ka lënë pasoja për klubin e kryeqytetit italian. Gonzalo Villar, Borja Mayoral, Reynolds, Diawara dhe Kumbulla janë të “dënuarit” e trajnerit portugez pas katastrofës , të cilët i ka lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit.

https://www.instagram.com/josemourinho/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9c9fd567-74c5-40fc-a597-c3a2f50a206c

(Kosova Sot Online )