Ra pa ndjenja në fushë, Astrit Selmani rikthehet në stërvitje me Hammbary-n

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 15:18
Ra pa ndjenja në fushë, Astrit Selmani rikthehet në stërvitje me Hammbary-n

Astrit Selmani është rikthyer në stërvitje. Lajmi i mirë, është bërë i ditur nga klubi i Hammbary-t përmes një deklaratë për shtyp, ku bën me dije se futbollisti 24 vjeçar ka lënë pas dëmtimin dhe është ngritur në këmbë sërish.

Lojtari i Kosovës u dëmtua në  vetullë në ndeshjen kundër Ostersunds. Selmani po duelonte me një futbollist kundërshtar, kur u godit me bërryl dhe ra pa ndjenja në tokë.

Allegri: Nëse ndeshjet nuk mund të fitohen, ato nuk duhen humbur

“Pas disa ditëve pushim, Astrit është në këmbë sërish. Gjëndja e tij është e mirë , por deri tani bëhet fjalë për një përmirësim të ngadaltë”, shkruhet në komunikatë.

Image

(Kosova Sot Online)