Chelsea i etur për një sulm Lukaku – Haaland

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 16:08
Chelsea i etur për një sulm Lukaku – Haaland

Largimi i mundshëm i Erling Haaland mund ta detyrojë Dortmund që të bëjë disa lëvizje të domosdoshme në skuadër për të plotësuar hapësirën që pritet të lërë norvegjezi.

21-vjeçari mund të largohet verën e ardhshme për shifrën e 68 milionë eurove, një shifër e përballueshme nga shumë klube në Evropë, ndaj dhe verdhezinjtë do e kenë të vështirë për ta mbajtur në Signal Iduna Park.

Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid janë disa prej ekipeve që e lakmojnë sulmuesin, por Chelsea mund të bëjë një lëvizje të zgjuar, duke përfshirë tre futbollistë në negociatat me Dortmund për të siguruar shërbimet e Haaland.

Trajneri Thomas Tuchel dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij sulmuesin norvegjez dhe u ka kërkuar drejtuesve të bëjnë çmos për ta transferuar në Londër. Për afrimin e Haaland, blutë e Londrës mund të sakrifikojnë tre lojtarë, me Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Christian Pulisic.

Afrimi i Lukakut nuk i ka lënë shumë hapësira Werner, i cili mund të shohë mundësin për t’u larguar. Hudson-Odoi po ashtu nuk po arrin që të gjejëq vetën e tij, duke u aktivizuar në tre ndeshje këtë sezon, ndërsa Pulisicc nuk e ka shkëlqimin që pritej.

Të tre këto lojtarë janë në fokusin e Dortmund, që ka kërkuar informacion tek Chelsea për tre lojtarët në fjalë. Në mes është Haland që ka të drejtën e zgjedhjes dhe normalisht që paga e tij do të ketë një rol kyç, por me tre largime Chelsea nuk do e kishte të vështirë që t’i plotësonte kërkesat sulmuesit.

(Kosova Sot Online)