Amir Rrahmani është i paprekshëm për Spallettin, luan nga minuta e parë

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 20:05
Amir Rrahmani është i paprekshëm për Spallettin, luan nga minuta e parë

Tjetër ndeshje për Napolin në Serie A, tjetër ndeshje edhe për Amir Rrahmanin.

Kapiteni i Kosovës ka fituar zemrën e trajnerit, Luciano Spalletti. Ai po luan shumë në këtë start të sezonit në Itali.

Amiri është startues edhe sonte kundër Bolognas, ku Napoli do të kërkojë vetëm fitore për ta barazuar me pikë Milanin në pozitën e parë.

(Kosova Sot Online)