
Lexoni edhe:
Bardhi: Golat ia dedikoi familjes, tifozët janë lojtari i 12-të
Klubi i madh gjerman, Bayern Munich thuhet se është ‘i vendosur’ të shesë francezin Kingsley Coman në fund të sezonit.
Sulmuesi anësor francez ka kontratë me kampionët e Bundesligës deri në fund të sezonit 2022/23. Megjithatë, sipas gazetës AS Sport, Bayern tani ka vendosur të përfitojë nga Coman verën e ardhshme. 25-vjeçari ka qenë objektiv i klubeve të mëdha angleze si Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.
Bardhi: Golat ia dedikoi familjes, tifozët janë lojtari i 12-tëLexoni edhe:
Bayern dëshiron të shmangë humbjen e Coman në një transferim të lirë, siç bëri me David Alaba verën e fundit.
Gjigantët bavarez preferojnë të marrin diçka nga francezin, siç bënë kur Thiago u shit te Liverpool për rreth 25 milionë funte në vitin 2020.
(Kosova Sot Online )