Mbappe zbulon prapaskenën me PSG-në

  • S.A /
  • 29 October 2021 - 13:02
Mbappe zbulon prapaskenën me PSG-në

Kylian Mbappe zbulon një tjetër prapaskenë mes tij dhe drejtuesve të PSG-së, që i ka prishur jo pak humorin. Në një letër të dërguar në “L’Equipe” me rastin e 1000-ditëshit nga nisja e Lojërave Olimpike Paris 2024, sulmuesi francez ka zbuluar se dëshironte të ishte në Olimpiadën e Tokios këtë verë.

 “Që në Lojërat Olimpike të Tokios kisha dëshirë të merrja pjesë. Ishte një objektiv i imi, por më prenë barin nga këmbët. Përfaqësuesit e Francës kanë bërë shumë mirë dhe do të doja të isha edhe unë atje, për të nderuar vendim tim, por shpresoj të bëj gjithçka më 2024-ën, me një skuadër akoma më të mirë”, u shpreh Mbappe.

(Kosova Sot Online )