Evra zbulon arsyet e largimit të Ronaldos nga Juventusi

  • G.G /
  • 29 October 2021 - 14:29
Evra zbulon arsyet e largimit të Ronaldos nga Juventusi

Ish-futbollisiti i Manchester United dhe Juventus, Patric Evra, ka zbuluar  arsye e largimit të sulmuesit portugez nga “bardh e zinjtë”.

Patric Evra është shok i ngushtë me Cristiano Ronaldo.

Evra ka folur për gazetën “La Rebubblica”, për karrierën e tij si futbollist dhe kohën e tij të kaluar në Torino.

Por ajo që ka marrë vëmendjen e mediave është deklarata e francezit për largimin e CR7 nga Juventus.

“Sepse ai ka nevojë për dashuri dhe respekt. Ai e kishte kuptuar se në Torino,  po bëhej ‘kurban’ për rezultatet e këqija të Juventusit”, deklaroi Evra për “La Repubblica”.

“Megjithatë, shumë harrojnë se nuk është e lehtë të fitosh në Serie A. Objektivi i Agnellit është të fitojë Scudetton çdo vit, jo Ligën e Kampionëve. Fjalët e Allegrit gjithashtu patën një rol në largimin e Ronaldos”, përfundoi futbollisti francez.

(Kosova Sot Online)