Guardiola: “Xavi është më i përgatitur se unë kur mora Barcelonën, është gati”

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 15:39
Guardiola: “Xavi është më i përgatitur se unë kur mora Barcelonën, është gati”

Pep Guardiola mendon se Xavi është njeriu ideal për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Barça e shkarkoi ditë më parë Ronald Koemanin dhe trajner i përkohshëm është emëruar, Sergi Barjuan, trajneri i Barcelonës B.

Xavi është në mesin e kandidatëve për të marrë drejtimin e klubit, por deri më tani nuk ka diçka të konfirmuar.

Joan Laporta konfirmoi se janë në kontakte, por gjithashtu tha se Barça ka edhe të tjera opsione.

Sido që të jetë, Pep Guardiola, i cili nga Barcelona B doli dhe udhëhoqi skuadrën drejt triumfeve historike, beson se Xavi është ideali për stolin.

“Nëse shkon në Barcelonë, nuk kam asnjë dyshim se ai është gati”, tha Guardiola.

“Është më i përgatitur se që isha unë kur mora skuadrën”. 

(Kosova Sot Online)