Ronaldo ia kalon Messit me fotografinë më të pëlqyer në Instagram

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 16:24
Ronaldo ia kalon Messit me fotografinë më të pëlqyer në Instagram

Cristiano Ronaldo është bërë sportisti që ka fotografinë me më së shumti pëlqime në rrjetin social, Instagram.

Ronaldo njoftoi se bashkë me Georginan do të bëhen prindër sërish, teksa po presin binjakë.

Kjo fotografi ka grumbulluar mbi 26 milionë pëlqime gjithsej, duke ia kaluar rivalit të tij, Lionel Messit.

Fotografia e Messit me familje në stadiumin “Parc des Princes” ku u prezantua si futbollist i PSG-së kishte grumbulluar mbi 22 milionë pëlqime.

(Kosova Sot Online)