Ronaldo thyen rekordin e Messit për fotografinë me më shumë pëlqime

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 16:40
Ronaldo thyen rekordin e Messit për fotografinë me më shumë pëlqime

Cristiano Ronaldo tashmë është sportisti i cila ka rekordin e fotografisë së postuar në Instagram që ka mbledhur më shumë pëlqime.

Rrjetet sociale po luajnë rol të madh në ditët e sotme në jetët e secilit njeri, por në veçanti ka ndikim të veçantë tek sportistët.

Jeta e tyre dhe private dhe profesionale zakonisht pasqyrohet me anë të postimeve të bërë në profilet e tyre private.

Kështu, tifozët janë më afër të preferuarve të tyre dhe nuk hezitojnë t’i pëlqejnë dhe komentojnë postimet e sportistëve.

Lionel Messi ishte sportisti i cili deri më tani ka pasur fotografinë më të pëlqyer në rrjetet sociale me 22 milionë pëlqime.

Kjo fotografi ishte nga prezantimi i tij te Paris Saint-Germain, ndërsa pas tyre vinin dy fotografi tjera, nga triumfi i Copa America dhe largimi i Barcelonës që gjithashtu kishin mbi 20 milionë pëlqime.

Megjithatë, ky rekord tashmë është thyer dhe tani mbahet nga rivali i tij më i madh, sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo lajmëroi gjatë të enjtes shtatzëninë e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez, e cila po pret binjakë dhe fotografia e postuar ka thyer çdo rekord pëlqimesh nga një sportist.

Tani mund ta siguroni zyrën tuaj në Dukagjini Center – qendra më e madhe tregtare brenda Prishtinës

Kjo fotografi e Ronaldos së bashku me Georginë dhe imazhet e ultrazërit është pëlqyer nga plot 26 milionë njerëz duke u bërë rekord i ri në Instagram.

(Kosova Sot Online)