Eto’o: Mourinho i vetmi që mund ta bëjë Romën kampione të Italisë

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 18:08
Eto’o: Mourinho i vetmi që mund ta bëjë Romën kampione të Italisë

Ish-sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o tha se Jose Mourinho është i vetmi që mund ta bëjë Romën kampione të Italisë.

Giallorossi emëruan ish-trajnerin e Nerazzurrëve këtë verë, pasi Mourinho zëvendësoi bashkëkombasin e tij Paulo Fonseca përpara sezonit 2021-22.

Roma e filloi sezonin në mënyrë të shkëlqyer, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në të gjitha garat, por ka dështuar për të mbajtur konsistencën në javët e fundit.

Filloi me një humbje jashtë fushe ndaj Hellas Verona në Serinë A dhe tre pengesa të tjera pasuan në gjashtë ndeshjet e ardhshme – përfshirë humbjen e rëndë 6-1 ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës së Evropës.

(Kosova Sot Online)