Vdes një shtetas gjerman në QKUK, nisin hetimet

  • S.A /
  • 30 October 2021 - 09:24
Vdes një shtetas gjerman në QKUK, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një shtetas gjerman në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. “QKUK Prishtinë 29.10.2021 – 08:25. Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

(Kosova Sot Online )