Video që tregon se Messi kishte probleme muskulare gjatë ndeshjes ndaj Lille

  • S.A /
  • 30 October 2021 - 09:43
Video që tregon se Messi kishte probleme muskulare gjatë ndeshjes ndaj Lille

Paris Saint-Germain shënoi fitore mbrëmë me rezultat 2:1, duke përmbysur gjithçka, pasi fillimisht ishte në disavantazh pas pjesës së parë.

Marquinhos dhe Di Maria realizuan për fitoren e vendasve.

Ndërkohë, me të filluar pjesa e dytë Lionel Messi u zëvendësua nga Mauro Icardi.

Kjo ndodhi pasi Messi kishte probleme muskulare, ndërsa tani ka dalë videoja se si Messi ankohej në lëndim.Kujtojmë se Messi nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes, ndërsa Pochettino e vuri në dyshim paraqitjen e argjentinasit në takimin e djeshëm. 

 

(Kosova Sot Online )