Fund tejet dramatik, Dukagjini e Gjilani ndajnë pikët

  • S.A /
  • 30 October 2021 - 15:55
Fund tejet dramatik, Dukagjini e Gjilani ndajnë pikët

Dukagjini dhe Gjilani kanë ndarë pikët, teksa kanë barazuar 1:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini ishte në epërsi deri në fund të ndeshjes, kur Progni e shënoi golin e barazimit në minutën e 86-të. Krejt në fund, Gjilani pati mundësi të fitonte krejt ndeshjen, por nga penalltia dështoi Progni, teksa pritjen e tij e ndali Kenan Haxhihamza.

Me këtë barazim, Gjilani shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e tretëm teksa Dukagjini ngjitet i teti me 11 pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online )