Arsenali triumfon pastër ndaj Leicesterit

  • S.A /
  • 30 October 2021 - 16:07
Arsenali triumfon pastër ndaj Leicesterit

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Leicesterit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Premierligë.

Gabriel realizoi golin e parë në minutën e pestë të ndeshjes, pas harkimit nga Bukayo Saka,Goli i dytë erdhi 13 minuta më vonë, teksa talenti Smith Rowe shënoi golin e fitores.

Vlen të përmenden pritjet e jashtëzakonshme të portierit të Arsenalit, Ramsdale, i cili nga tifozët po cilësohet si lojtari i ndeshjes.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, pesë më pak se lideri Chelsea, që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Leicesteri mbetet në kuotën e 14 pikëve në vendin e 10-të. 

(Kosova Sot Online )