Starti i Barcelonës, pothuajse identik me të sezonit të kaluar

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 09:19
Starti i Barcelonës, pothuajse identik me të sezonit të kaluar

Starti i Barcelonës, pothuajse identik me të sezonit të kaluar

Barcelona assesi nuk po këndellet. Dje katalonasit zhvilluan ndeshjen e radhës në La Liga, të parën për Barjuan si trajner, por nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj Alaves.

Kështu, Barcelona shkon në tri ndeshje pa fitore, duke regjistruar dy humbje dhe një barazim.

Momentalisht, Barcelona gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 16 pikë, katër fitore, katër barazime dhe tri humbje, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërkohë, ky start është pothuajse identik me atë të sezonit të kaluar. Atëbotë, Barcelona kishte 17 pikë pas 11 xhirove, me pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Por, prej janarit e tutje, Messi u rikthye në formë duke luftuar për titull kampioni deri në xhirot e fundit të sezonit. 

(Kosova Sot Online)