Conte shumë pranë kalimit te ekipi i njohur anglez

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 10:50
Conte shumë pranë kalimit te ekipi i njohur anglez

Klubi i Tottenhamit po punon për të marrë në pankinë ish-trajnerin e Interit dhe Juventusit, Antonio Conten.

Skuadra londineze nuk po kalon një moment të mirë teksa pas disfatës së rëndë mbrëmë ndaj Manchester Unitedit në shtëpi me rezultatin 0-3 kanë çuar drejtuesit të klubit për një shkarkim të mundshëm të teknikut Nuno Espirito Santo dhe për të kërkuar një të ri.

Trajneri ideal do të ishte pikërisht Antonio Conte i cili ndodhet pa klub që në fundin e muajit maj ku u largua nga ekipi i Interit ku e shpalli dhe kampion të Italisë pas 11 vitesh.

Janë orë të “nxehta” për teknikun puljez i cili sipas “TuttoMercatoWeb”, ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratiçi po punon për të mbyllur këtë tratativë.

(Kosova Sot Online)