40-vjeçari Ibrahimovic thotë se Milani mund të mos jetë klubi i tij i fundit

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 13:14
40-vjeçari Ibrahimovic thotë se Milani mund të mos jetë klubi i tij i fundit

Zlatan Ibrahimovic paralajmëron se Milani mund të mos jetë domosdoshmërisht klubi i tij i fundit, megjithëse 40-vjeçari beson në Scudetto dhe merr meritat për vendosjen e PSG-së në hartë. 

40-vjeçari foli për Telefoot në Francë për karrierën e tij të gjatë, veçanërisht pasi ka hyrë së fundmi në dekadën e tij të pestë.

“Sekreti i jetëgjatësisë sime është mendësia, pasi po përpiqem të dëshmoj se 40-shi është vetëm një numër dhe mund të vazhdoj të bëj atë që dua. Dua të vazhdoj të përmirësohem çdo ditë. Natyrisht, nuk mund të luaj siç luaja më parë, por tani jam më inteligjent dhe kam më shumë përvojë”, tha Ibrahimovic.

Kontrata e tij me Milanin skadon në qershor të vitit 2022, por sulmuesi suedez thotë se Milani mund të mos jetë klubi i fundit i karrierës së tij.

“Nuk jam i sigurt, do të shohim. Unë thashë se dua të vazhdoj sa më gjatë që të mundem. Nëse do të më lironin dhe unë ndjej se mund të vazhdoj, atëherë do ta bëj”, u shpreh Ibra.

Milani aktualisht është në krye të tabelës së Serie A së bashku me Napolin. 

(Kosova Sot Online)