Këndellet Prishtina, fiton minimalisht ndaj Drenicës

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 15:50
Këndellet Prishtina, fiton minimalisht ndaj Drenicës

Prishtina ka shënuar fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1:0.

Pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së 12-të të Superligës përfundoi ashtu siç nisi, pa gola.

Goli i vetëm i ndeshjes dhe ai i fitores për bardhekaltrit erdhi tek në minutën e 82-të, kur Besnik Krasniqi realizoi.

Prishtina pati mundësi ta dyfishonte epërsinë krejt në fund të takimit, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me 20 pikë.

(Kosova Sot Online)