Konfirmohet lufta e radhës për Florian Markun – aty ku fillon edhe mbrojtja e titullit

  • S.A /
  • 01 November 2021 - 09:42
Konfirmohet lufta e radhës për Florian Markun – aty ku fillon edhe mbrojtja e titullit

Florian Marku tashmë ka mësuar kundërshtarin për të mbrojtur titullin IBF në peshën e mesme e lehtë.

Në muajin shtator, boksieri shqiptar triumfoi ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ të Londrës. Derisa ende është duke e shijuar këtë sukses madhor, tani Marku do të ngjitet edhe një herë në ring.

Më 20 nëntor, kampioni i IBF do të ketë punë me Jorick Luisetto, një përballje që është e vështirë për boksierin tonë.

Ky duel i zjarrtë do të zhvillohet në “SSE Arena” në Wembley, derisa shpresojmë që Marku të mbrojë titullin e tij.

Në shumë paraqitje, Marku ka bërë të ditur se më e mira e tij ende nuk ka ardhur dhe synon t’i arrijë majat në këtë kategori. 

(Kosova Sot Online )