Conte arrin në Londër, zyrtarizimi te Tottenhami vetëm çështje orësh

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 17:19
Conte arrin në Londër, zyrtarizimi te Tottenhami vetëm çështje orësh

Antonio Conte është buzë emërimit trajner i ri i Tottenhamit, megjithëse ishte afër ta merrte drejtimin e Manchester Unitedit.

Conte tashmë ka ateruar në Londër, teksa në mbrëmje do të takohet me drejtuesit e Tottenham për detajet e fundit dhe nënshkrimin e kontratës deri në vitin 2023.

Fitorja e Unitedit 3:0 kundër Tottenhamit e shtyu këtë të fundit  ta shkarkojë trajnerin Nuno Espirito Santo, duke i hapur rrugë emërimit të Contes.

Tottenhami është në vendin e tetë në Premierligë me 10 pikë më pak se lideri Chelsea.

(Kosova Sot Online)