Në fund të javës publikohet lista e Kosovës për dy ndeshjet e fundit të këtj viti

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 20:02
Në fund të javës publikohet lista e Kosovës për dy ndeshjet e fundit të këtj viti

Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë dy ndeshjet e fundit për këtë vit. Fillimisht, më 10 nëntor në Prishtinë, Kosova e pret Jordaninë në një ndeshje miqësore, kurse më 14 nëntor do të udhëtojë për t’u përballur me Greqinë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Në këto dy ndeshje, Kosova do të jetë pa trajnerin Bernard Challandes, i cili u shkarkua një ditë pas humbjes me Gjeorgjinë. Në vend të tij, në dy ndeshjet, Kosovën do ta drejtojë trajneri slloven, Primoz Gliha.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti konfirmoi se lista e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit do të publikohet në fund të kësaj jave.

Kosova i humbi pesë prej shtatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022, duke e arritur vetëm një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e tjera nën udhëheqjen e Challandes.

Jo vetëm që i humbi shanset për kualifikim qysh herët, por Kosova tani rrezikon ta mbyllë grupin në vendin e fundit, ku edhe gjendet, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në mbylljen e fushatës kualifikuese për Katar.

(Kosova Sot Online)