Pezullohet për dy xhiro gjyqtari që ndau drejtësinë në ndeshjen Roma-Milan

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 21:06
Pezullohet për dy xhiro gjyqtari që ndau drejtësinë në ndeshjen Roma-Milan

Fabio Maresca raportohet se është pezulluar për të paktën dy ndeshje pas performancës së tij në ndeshjen mes Romës dhe Milanit, e cila përfundoi në fitoren 2-1 të kuqezinjve.

SportMediaset raporton se AIA nuk ishte e kënaqur me performancën e Marescas në ndeshjen e madhe mes ekipeve që drejtohen Jose Mourinhos dhe Stefano Piolit në Olimpico të dielën.

Gazetat italiane vunë në dukje gabimet e zyrtarit të ndeshjes, veçanërisht për një penallti që ai nuk akordoi për Giallorossët.

Edhe VAR-i u kritikua, pasi ndërhyri në momentet e gabuara, ndërsa 10 kartonat, përfshirë të dytin të verdhë për Theo Hernandez, ishin pjesë e vlerësimeve jobindëse, sipas transmetuesit.

(Kosova Sot Online)