Conte mirret vesh me Tottenhamin, zyrtarizimi nesër

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 22:33
Conte mirret vesh me Tottenhamin, zyrtarizimi nesër

Antonio Conte pritet ta finalizojë marrëveshjen me Tottenhamin nesër, pas bisedës që zhvilloi pasditen e sotme me drejtuesit e klubit londinez.

Ish-trajnerit të Chelseat i është ofruar një marrëveshje 18 mujore nga Tottenhami pasi arriti sot në Londër për të diskutuar sy më sy, raporton Sky Sports.

Negociatat me italianin, që ka qenë pa klub qëkur u largua nga Interi në verë, hynë në fazën finale të hënën pasi Nuno Espirito Santo u shkarkua nga Tottenhami, pas humbjes nga Manchester United.

Tottenham është i pozicionuar i teti në Premierligë, 10 pikë prapa liderit, Chelseat

Largimi i Nunos, që e la Wolvesin në maj, nënkupton se Tottenham po shikon për trajnerin e tyre të katërt në tri vitet e fundit. 

(Kosova Sot Online)