Juventusi është bërë për psikolog

  • S.A /
  • 02 November 2021 - 10:16
Juventusi është bërë për psikolog

Fillimi i keq i sezonit ka lëkundur ndjeshëm autoritetin e Massimiliano Allegrit tek Juvetusi.

Nëse rezultateve negative u shton edhe tronditjet në aspektin personal të teknikut nga Livorno (është ndara nga e dashura e tij, Ambra Angiolini) atëherë mund të pranojmë që ka nevojë për psikolog. Nuk është në kuptimin metaforik. Bardhezinjtë janë grumbulluar para ndeshjes me Zenitin në Champions dhe me Fiorentinën në kampionat dhe për të dalë nga situata po asistohen nga një psikolog.

Në seancën stërvitore të kësaj të marte, Allegri ka biseduar për një kohë të gjatë me doktorin Giuseppe Vercelli, përgjegjësi i Zonës Psikologjike të Juventusit.

Trajneri i Zonjës së Vjetër po i mëshon punës në aspektin psikologjik për të dalë nga kriza.

(Kosova Sot Online )