Statistikat tregojnë se sa i rëndësishëm është Casemiro për Real Madridin

  • S.A /
  • 02 November 2021 - 14:12
Statistikat tregojnë se sa i rëndësishëm është Casemiro për Real Madridin

Mesfushori brazilian, Casemiro, është lojtari i gjashtë më i përdorur nga trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, gjatë këtij sezoni, me 13 ndeshje. Nuk është normale ta shohësh këtë futbollit të mungojë qoftë për disa minuta.

Sezonin e kaluar ishte i dyti me më shumë minuta në këmbë, 3940 dhe 46 ndeshje. Në sezonin 2019-2020 ishte më I përdoruri, duke lënë pas Benzeman dhe Courtois, me 46 ndeshje dhe 4081 minuta. 

Gjatë 2018-2019 regjistroi 43 ndeshje dhe 3262 minuta, i gjashti me më shumë minuta. Në sezonin 2017-2018, 48 ndeshje dhe 3945 minuta e renditej menjëherë pas Keylor Navasit më listën e lojtarëve me më shumë minuta. 42 ndeshje dhe 3313 në sezonin 2016-2017, i teti më i përdorur.

Duhet të kthehesh pas në sezonin e 2015-2016 për të gjetur një edicion që Casemiro të ketë zhvilluar më pak se 40 ndeshje (35 takime dhe 2539 minuta, i dymbëdhjeti në listë).

(Kosova Sot Online )