Ish zyrtarët e FIFA-së Blatter dhe Platini, akuzohen për mashtrim

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 18:31
Ish zyrtarët e FIFA-së Blatter dhe Platini, akuzohen për mashtrim

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-homologu i tij i UEFA-s, Michel Platini, janë nën akuza për mashtrim.

Që të dy do të përballen me një process gjygjësor në Zvicër brenda pak muajsh shkruajnë mediat e huaja.

Në janar 2011, Platini i shkroi FIFA-s duke kërkuar që t’i paguhet paga shtesë e prapambetur për punën si këshilltar presidencial në mandatin e parë të Blatterit nga viti 1998 deri në 2002. Blatter autorizoi FIFA-n që të bëjë pagesën brenda javësh dhe se kjo pagesë dyshohet se dëmtoi asetet e FIFA-së. 

(Kosova Sot Online)