Atalanta-Manchester United është njëra nga ndeshjet e sontme

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 19:59
Atalanta-Manchester United është njëra nga ndeshjet e sontme

Atalanta-Manchester United është njëra nga ndeshjet e sontme të Ligës së Kampionëve që pritet të ofrojë spektakël, ashtu siç ndodhi në ndeshjen e fundit mes tyre.

Atalanta dhe Manchester United u takuan në “Old Trafford”, ndërsa “Djajtë e Kuq” fituan me përmbysje 3:2 në minutat e fundit të ndeshjes.

Momentalisht, Manchester United është lider në grupin F me gjashtë pikë pas tri xhirove.

Në anën tjetër, Atalanta është në vendin e tretë me katër pikë, aq sa ka edhe Villareali në pozitën e dytë.

(Kosova Sot Online)