Juventusi e kërkon kualifikimin tutje ndaj Zenitit

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 20:02
Juventusi e kërkon kualifikimin tutje ndaj Zenitit

Juventusi do të jetë nikoqir i Zenitit në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e kaluar, “Zonja e Vjetër” fitoi minimalisht 1:0 ndaj Zenitit.

Momentalisht, Juventusi gjendet në vendin e parë me nëntë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara.

Kurse në anën tjetër, Zeniti gjendet i treti me tri pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online)