Pulisic me huqje të madhe, nuk arriti të shënonte në portën bosh

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 20:54
Pulisic me huqje të madhe, nuk arriti të shënonte në portën bosh

Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Malmos në udhëtim me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola, por me disa raste të londinezëve.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 56-të, kur Odoi bëri një asist fantastik për Ziyech, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Krejt në fund të ndeshjes, Pulisic e pati një mundësi të artë, duke e kaluar edhe portierin, por nuk arriti të godiste saktë në portën e boshatisur.

(Kosova Sot Online)