Alban Beqiri i siguron medalje Shqipërisë në botërorin e boksit në Beograd

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 22:13
Alban Beqiri i siguron medalje Shqipërisë në botërorin e boksit në Beograd

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka arritur të triumfojë ndaj Panamezit duke u kualifikuar kështu për fazën në gjysmë finale te Kampionatit Botëror të Boksit, një hap me pranë medaljes historike për boksin shqiptar.

Beqiri, edhe kësaj radhe, si para ndeshjeve tjera, ishte fishkëllyer derisa po ngjitej në ring por kjo nuk e ka ndalur atë.

Ai ka mposhtur të mërkurën mbrëma në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Washash 4:1 me vlerësim të gjyqtarëve.

Beqiri, që garon në kategorinë deri 71 kilogramë, humbi raundin e parë, por fitoi dy raundet tjera, duke siguruar kështu të paktën medaljen e bronztë.

(Kosova Sot Online)