Barcelona fiton sërish minimalisht ndaj Dynamo Kyiv

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 23:09
Barcelona fiton sërish minimalisht ndaj Dynamo Kyiv

Barcelona ka shënuar sërish fitore me rezultat minmal 0:1 ndaj Dynamo Kyiv në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Champions League.

Me rezultat identik Barcelona e kishte mposhtur ekipin ukrainas edhe në “Camp Nou”.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 70-të nga Ansu Fati.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë, dy më shumë se Benfica.

Në anën tjetër, Dynamo Kyiv mbetet i fundit me një pikë. 

(Kosova Sot Online)