Pamje: Dybala e nderon Platinin në ditën kur u ngrit aktakuzë për mashtrim ndaj tij

  • S.A /
  • 03 November 2021 - 11:30
Pamje: Dybala e nderon Platinin në ditën kur u ngrit aktakuzë për mashtrim ndaj tij

Paulo Dybala ka shpjeguar se e imitoi festimin e Michael Platinit gjatë fitores së Juventusit 4:2 kundër Zenitit në Ligën e Kampionëve të martën, për ta nderuar ish-yllin e famshëm francez.

Dybala shkëlqeu me dy gola dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, duke i ndihmuar Juves ta sigurojë kalimin në rrethin e 16 më të mirëve dy xhiro para mbylljes së fazës grupore, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas e kaloi Platinin dhe John Charlesin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e zonjës së vjetër.

Dybala i ka 105 gola për Juventusin tani, një më shumë se legjenda e klubit Platini. Argjentinasi e imitoi festimin e tij nga një ndeshje në vitin 1985 duke u shtrirë në fushë.

“Platini është idhulli im dhe i futbollit, shpresoj se ai do ta shohë festimin tim”, tha Dybala pas ndeshjes”, tha Dybala pas ndeshjes.

Ndaj Platinit dhe ish-shefin e FIFA-s, Sepp Blatter, u ngrit dje aktakuzë për mashtrim dhe për shkelje të tjera në Zvicër.

Prokurorët zviceranë thonë se Blatter ia transferoi jashtëligjshëm 2 milionë franga zvicerane Platinit në vitin 2011.

Sipas prokurorëve, kjo pagesë i kishte dëmtuar asetet e FIFA-s dhe e kishte pasuruar jashtëligjshëm Platinin.  

Platini dhe Blatteri do të dalin para gjykatës tani në Bellinzona.

Nëse shpallen fajtorë, ata do të përballen me dënime me burim disavjeçar dhe gjob

 

(Kosova Sot Online )