“Vafsh në djall!” – Trajneri i Atalantës zbulon se çfarë bisedoi me Ronaldon pas ndeshjes

  • S.A /
  • 03 November 2021 - 12:15
“Vafsh në djall!” – Trajneri i Atalantës zbulon se çfarë bisedoi me Ronaldon pas ndeshjes

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka zbuluar hollësi nga biseda që e kishte me Cristiano Ronaldo pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën ylli portugez e shpëtoi nga humbja Manchester Unitedin.Ronaldo i shënoi dy gola për ta ndihmuar Unitedin ta nxjerrë një barazim vendimtar 2:2 të martën në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi 36-vjeçar e shënoi golin e barazimit nga asgjë në çastet e fundit të ndeshjes në Bergamo.

Gasperini u pa duke biseduar me Ronaldon në fushë pas ndeshjes, dhe tani ka treguar se për çfarë kishin folur ata dy. “Në fund të ndeshjes fola me Ronaldon. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, disa njerëz madje e quajnë problem atë”, tha Gasperini për Sky Italia. “Sa problem i mirë ta kesh. Ai rrallë herë gjuan jashtë cakut; gjysma e goditjeve të tij përfundojnë në rrjetë, gjysma tjetër pritën nga portierët”, shtoi ai. “I thashë atij: ‘A e dini se çfarë themi ne në Itali?’ Vafsh në djall’”. Ronaldo i ka tani pesë gola në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve për Manchester Unitedin këtë sezon. 

(Kosova Sot Online  )