Eriksen mund të shkëmbehet me këtë futbollist

  • S.A /
  • 03 November 2021 - 14:07
Eriksen mund të shkëmbehet me këtë futbollist

Interi dhe Ajaxi po mendojnë për shkëmbimin, Eriksen s’mund të luajë në Serie A me defibrilator

Eksperienca e Christian Eriksenit në Inter duket se ka marrë fund. Mesfushori danez nuk ka të drejt të luajë në Serie A me defibrilator, të cilin e ka vendosur pas sulmit në zemër që e pati në Euro 2020.

Prandaj, ish-futbollisti i Tottenhamit mund të rikthehet në Holandë.

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, Interi dhe Ajaxi po e mendojnë shkëmbimin e futbollistëve. Me këtë rast, Eriksen do të përfundonte në Amsterdam, kurse portieri Andre Onana në Milano.

Mbetet të shihet nëse ky ndërrim do të realizohet në afatin kalimtar të janarit.

(Kosova Sot Online )