Lexoni edhe:
Ruiz: Shpresoj se s’ia kam shkatërruar karrierën Joshuas më 2019
Barcelona i dërgon drejtuesit e vet në Katar, emërimi i Xavit i pashmangshëm
Barcelona është afër emërimit të Xavi Hernandezit si trajner të ri të skuadrës, pasi të mërkurën i dërgoi drejtuesit e vet në Katar për ta përmbyllur marrëveshjen.
Xavi, i cili është trajner i Al Saddit, mori ofertë nga Barcelona për ta marrë drejtimin e ekipit të parë menjëherë pas shkarkimit të Ronald Koemanit më 27 tetor.
Sergi Barjuan u emërua trajner i përkohshëm i ekipit derisa Barça ta përmbyllë marrëveshjen me legjendën e klubit, Xavi.
Ruiz: Shpresoj se s’ia kam shkatërruar karrierën Joshuas më 2019Lexoni edhe:
Emërimi i Xavit tani duket i pashmangshëm, sipas mediave spanjolle.
Zëvendësdrejtori Rafa Yuste dhe drejtori i futbollit Mateu Alemany udhëtuan drejt Dohas të martën mbrëma, menjëherë pas fitores së Barcelonës 1:0 ndaj Dynamo Kyiv.
Drejtuesit e Barçës do të bisedojnë me zyrtarët e Al Saddit për emërimin e Xavit trajner të Barcelonës në një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë.
Nëse bisedimet shkojnë mirë, atëherë Xavi do të jetë trajner i ri i Barcelonës deri javën e ardhshme.
(Kosova Sot Online )