Burgoset tifozi që i abuzoi Rashfordin, Sanchon dhe Sakan pas finales së Euro 2020

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 15:08
Burgoset tifozi që i abuzoi Rashfordin, Sanchon dhe Sakan pas finales së Euro 2020

Një tifoz futbolli, i cili i abuzoi me komente raciste tre futbollistë të Anglisë pas finales së Euro 2020 në një video drejtpërdrejt në Facebook, është dënuar me burgim.

Jonathon Best e shfryu tërë mllefin ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, të cilët i humbën penalltitë në disfatën e Anglisë kundër Italisë në finale të Kampionatit Evropian.

Gjykata e dënoi me 10 javë burim 52-vjeçarin. Best e kishte pranuar fajin paraprakisht.

Best ishte kapur pasi një mik i tij në rrjetin social Facebook e kishte raportuar në polici videon e tij 18 sekonda të gjatë në Facebook, pasi ai kishte refuzuar ta fshinte atë nga profili i vet.

Facebooku e fshiu videon e tij tri ditë më vonë.

(Kosova Sot Online)