NBA: Tjetër fitore për Lakers, shkëlqen James

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 15:43
NBA: Tjetër fitore për Lakers, shkëlqen James

Skuadra e Miami ka marrë kreun e renditjes në Lonferencën e Lindjes pas fitores 125-110 ndaj Dallas, suksesi i gjashtë sezonal për ekipin nga Florida.

Katër lojtarë të Miami realizuan mbi 20 pikë (Herro 35, Butler 23, Lowry e Adebayo 22 pikë), duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Luka Doncic për miqtë.

Fitojnë edhe kampionët e Milwaukee, që mundën me lehtësi 117-89 Detroit jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dallua Antetokoumpo me 28 pikë.

Fitore të vështirë korri skuadra e Lakers, që mundi 119-117 Houston, ndeshje e vendosur në fund. U dalluan James me 30 pikë e 10 asist, mbështetur nga Davis e Westbrook me nga 27 pikë secili.

Vijon paraqitjet e mira skuadra e Utah Jazz, që kryeson në Perëndim. Skuadra e Jazz fitoi sot 119-113 ndaj Sacramento, sfidë ku diferencën e bënë Mitchell me 36 pikë e Conely me 30 pikë.

NBA: Rezultatet e sotme

Detroit – Milwaukee, 89-117

Dallas – Miami, 110-125

Utah Jazz – Sacramento, 119-113

Phoenix – New Orleans, 112-100

Lakers – Houston, 119-117.

(Kosova Sot Online)