Hazard, Asensio e Marcelo janë vetëm numër, Reali n’sulm me Vini Jr, Vasquez e Benzema

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 18:10
Hazard, Asensio e Marcelo janë vetëm numër, Reali n’sulm me Vini Jr, Vasquez e Benzema

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Real Madridit dhe Shakhtarit.

Eden Hazard po kalon një tjetër sezon të vështirë në Madrid.

Ani pse tashmë i gatshëm 100%, Carlo Ancelotti tani për tani ia beson sulmin lojtarëve se Vini, Benzema dhe Rodrygo, në mungesë të këtij të fundit, sonte starton Vasquez kundër Shaktarit.

As Asensio nuk është duke pasur vend në Realin e Ancelottit, derisa vetëm rezervist ka mbetur edhe kapiteni, legjenda – Marcelo.

Mesfusha e Realit do të jetë ajo që ka shkruar historinë duke fituar tre trofe të Uefa Champions League me radhë – Kroos, Modric, Casemiro.

(Kosova Sot Online)