Mourinho e vë në dyshim vendimin e Tottenhamit për ta emëruar Conten në vend të Nunos

  • S.A /
  • 04 November 2021 - 13:41
Mourinho e vë në dyshim vendimin e Tottenhamit për ta emëruar Conten në vend të Nunos

Jose Mourinho ka hedhur dyshime mbi vendimin e Tottenhamit për ta shkarkuar Nuno Espirtito Santosin dhe për ta zëvendësuar atë me Antonio Conten

Tottenhami e shkarkoi Nunon muajin e kaluar pas humbjes 3:0 kundër Manchester Unitedit dhe e emëroi Conten në vend të tij të martën. Nuno u shkarkua vetëm katër muaj pasi u emërua dhe vetëm pas 10 ndeshjeve në Premierligë.

Mourinho ishte shkarkuar nga Tottenhami sezonin e kaluar dhe ai e mori drejtimin e Romës në verë.

“Nuno Espirito Santo bëri punë të madhe në Wolves, jo vetëm gjatë një viti apo disa muajve, por gjatë katër apo pesë vjetëve”, tha Mourinho për Sky Italia.

Ai shtoi: “Mund të them se tani Tottenhami e ka një trajner shumë të mirë, por edhe para tij e kishte një trajner shumë të mirë”.

Pasi i fitoi tri ndeshjet e para në Premierligë, gjërat morën kthesë të papritur negative dhe Nuno i humbi pesë prej shtatë ndeshjeve të fundit në ligë. 

(Kosova Sot Online )