FIFA e dënon Skocinë, pasi tifozët e saj i fishkëllyen himnit të Izraelit

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 15:04
FIFA e dënon Skocinë, pasi tifozët e saj i fishkëllyen himnit të Izraelit

FIFA e ka gjobitur Skocinë me më shumë se tetë mijë euro, pasi tifozët e saj i fishkëllyen himnit të Izraelit gjatë një ndeshjeje në tetor.

Federata skoceze u gjobit edhe për shfaqjen e një flamuri të pavend në stadiumin Hampden Park gjatë ndeshjes Skoci – Izrael në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Skocia fitoi me rikthim 3:2 ndaj Izraelit në atë takim në stadiumin e mbushur me tifozë në Glasgow.

Goli i fitores i shënuar nga Scott McTominay e mbajti Skocinë në vendin e dytë në Grupin F.

Një fitore e mundshme ndaj Moldavisë më 12 nëntor do t’ia garantojë play-offin Skocisë.

Shtëpia e futbollit botëror tha se Skocia u gjobit për shkak se e shkeli artikullin 16 të kodit disiplinor të FIFA-s.

(Kosova Sot Online)