Lajm i mirë për Ancelottin, Bale stërvitet me grupin

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 15:27
Lajm i mirë për Ancelottin, Bale stërvitet me grupin

Inkorporimi i uellsianit Gareth Bale në stërvitjet në grup ka qenë risia kryesore në stërvitjen e Real Madridit, i cili po përgatit ndeshjen kundër Rayo Vallecano të shtunën e ardhshme në Santiago Bernabeu.

Ndërsa titullarët në ndeshjen e Champions League të mërkurën bënë punë rikuperimi në palestër, pjesa tjetër e grupit e nisi seancën me një seri punë fizike. Më pas ata kryen raunde, ushtrime posedimi dhe presioni dhe luajtën disa ndeshje në një fushë të vogël. Më në fund seanca u mbyll me krosime dhe goditje në portë.

Bale përfundoi një pjesë të stërvitjes me grupin dhe Dani Ceballos kombinoi punën brenda dhe jashtë. Fede Valverde, Rodrygo dhe Mariano u stërvitën brenda ambienteve.

Futbollisti uellsian, i thirrur nga vendi i tij për dy ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare në nëntor, u dëmtua në nxehje para duelit me Celta de Vigo në Ligën Spanjolle, më 12 shtator, dhe që atëherë, pavarësisht se ai është përmirësuar me problemin muskulor, nuk ka mundur të rikthehet për të luajtur me bardhezinjtë.

(Kosova Sot Online)