Po tani, kë do ta fajësojë Mourinho? Bodo/Glimt e befason Romën edhe në Olimpico

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 23:05
Po tani, kë do ta fajësojë Mourinho? Bodo/Glimt e befason Romën edhe në Olimpico

Bodo/Glimt i ka treguar Mourinhos se faji s’ka qenë të futbollistët në sfidën e parë, pasi arriti t’i nxjerrë pikë Romës edhe në “Olimpico”, madje kishte shanse shumë, shumë të mira që edhe të fitojë.

Sfida që u zhvillua në “Olimpico” dhuroi spektakël për të gjithë të pranishmit, ku pati aksione të shumta dhe lojë të bukur për 90 minuta, e cila u mbyll me katër gola të shënuara, 2-2.

Lojën e nisën më mirë mysafirët, dhe goli i epërsisë erdhi në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 45’, Ola Solbakken i shokoi vendasit, duke heshtur një stadium të tërë.

Vendasit reaguan në pjesën e dytë, duke shënuar për 1-1 në minutën e 54’.

Stephan El Shaarawy arriti që të shënojë për Romën.

Pak minuta më vonë, mysafirët rikthyen sërish epërsinë.

Erik Botheim ishte ai që i shokoi vendasit duke realizuar për 2-1 në minutën e 65’.

Deri në fund, Roma kërkoi shumë golin dhe arriti të gjejë vetëm të barazimit për 2-2, në minutën e 84’, shënoi Ibanez.

Ky barazim me rivalin direkt e lë Romën në pozitën e dytë në Grupin C me shtatë pikë, një më pak se Bodo/Glimt.

Për humbjen turpëruese në sfidën e parë, Jose Mourinho i thumboi futbollistët rezervistë që kishte inkuadruar, sipas të cilit nuk ishin në nivelin e Romës, dhe madje nuk janë ende, por sonte, kë do të fajësoj Mourinho, pasi ky barazim është si një humbje për Romën, sidomos kur dihet që lojtarët që donte Jose, i kishte të gjithë në 11-she startuese. 


(Kosova Sot Online)